Noka: Dora e mafias së Durrësit, shtrihet dhe në Tiranë me leje ndërtimi

0%

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka publikuar një denoncim të kryetarit të PD, Sali Berisha, të 24 korrikut 2025, ku Edi Rama kishte shpërblyer me leje ndërtimi klanet dhe bandat kriminale, pas farsës elektorale të 11 Majit. Noka shkruan se, Rama ka shpërblyer me leje edhe Vangjush Dakon, dorën e mafias së Durrësit. Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: Një vit më parë kryetari i Partisë Demokratike denonconte me dokumente sesi Edi Rama shpërblente me leje ndërtimi Vangjush Dakon, dorën e mafias së Durrësit e shtrirë dhe në Tiranë.

Burimi: Bota Sot