​Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

0%

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, shkruan Ansa, përcjell KosovaPress. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste një shkolle parashutizmi. Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe të 10 pasagjerët në bord, mes tyre pesë studentë dhe pesë instruktorë.

Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, bëri të ditur ministria. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Lajmi në zhvillim…

Burimi: Bota Sot