“Barrën e gjithë botës mbi supe” – Trump publikon një tjetër foto me Al

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjete sociale një ilustrim të bërë me Al, ku ai shfaqet i mbështjellë me një flamur amerikan, duke mbajtur Tokën në shpinë. Fotografia tregon Trumpin në një pozë dramatike ndërsa mban një Tokë gjigante. Ilustrimi është një përfaqësim i gjeneruar nga Al në stilin e një miti politik për një udhëheqës që mban barrën e botës.

Postimi tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjete sociale, ku përdoruesit thanë se Trump po e paraqet përsëri veten si shpëtimtarin e Amerikës, por edhe të të gjithë botës. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi amerikan ndan imazhe të tilla të gjeneruara nga Al.

Disa muaj më parë, ai postoi një imazh të vetes si një figurë e ngjashme me Jezusin, i veshur me rroba të bardha, duke prekur një person të sëmurë me dorë. Pas kritikave, përfshirë edhe nga e djathta fetare, ai e fshiu postimin, duke pretenduar se imazhi kishte për qëllim ta tregonte atë si mjek.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak më vonë, ai ndau një fotografi të Jezusit duke e përqafuar, ndërsa Trump qëndronte në podium përpara flamurit amerikan.

Burimi: Telegrafi