Lojtarët e Uruguait janë ndëshkuar nga Federata Uruguaiane e Futbollit (AUF) pas dështimit katastrofik në Kupën e Botës 2026. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në turne dhe u eliminua që në fazën e grupeve, pasi regjistroi dy barazime dhe një humbje në sfidën e fundit ndaj Spanjës. Përballja me kampionët e Europës ishte kaotike.
Portieri veteran Fernando Muslera u zëvendësua që në pushimin mes pjesëve, pasi bëri një gafë të rëndë duke lëshuar në rrjetë një goditje të Alex Baenës. Situata u përkeqësua edhe më shumë kur mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, u largua me barrelë për shkak të një dëmtimi të dyshuar në gju, i cili mund ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Nga skepticizmi te realiteti: Botërori 2026 po i detyron të gjithë t’i kërkojnë falje FIFA-s Para ndeshjes kishte raportime të forta se disa futbollistë të Uruguait ishin rebeluar kundër Marcelo Bielsës dhe metodave të tij të punës. Sipas mediave, një pjesë e yjeve të skuadrës ishin të pakënaqur me intensitetin e seancave stërvitore dhe kishin kërkuar një ndryshim rrënjësor të taktikës.
Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi dhe tani Federata Uruguaiane e Futbollit duket se ka dhënë një mesazh të qartë për zhgënjimin ndaj paraqitjes së ekipit. Sipas raportimeve të El Pais dhe Tenfield , fluturimi privat i planifikuar për kthimin e skuadrës në Montevideo u anulua pas eliminimit të hershëm nga Botërori.
Fillimisht ishte parashikuar që futbollistët dhe stafi të ktheheshin së bashku me një avion çarter nga baza e tyre në Meksikë, por më pas u vendos që të gjithë të udhëtonin me fluturime komerciale. Ky ndryshim bëri që lojtarët të shpërndaheshin në fluturime të ndryshme, me destinacione dhe ndalesa të ndryshme gjatë rrugës.
Uruguai, i renditur në vendin e 16-të në renditjen botërore, e mbylli grupin në vendin e fundit mes skuadrave të renditura të tretat, me vetëm dy pike, më pak se Skocia, Koreja e Jugut dhe Irani./ Telegrafi
