Juventusi rikthen kontaktet për Emiliano Martinez

0%

Juventusi ka zhvilluar bisedime të reja këtë javë me Aston Villan për transferimin e portierit Emiliano Martínez. Klubi italian po përpiqet të negociojë çmimin e kërkuar nga Aston Villa, e cila vazhdon të kërkojë mbi 10 milionë euro për kampionin e botës me Argjentinën. Nëse marrëveshja për Martínez nuk arrihet, alternativa kryesore e “Zonjës së Vjetër” mbetet Guglielmo Vicario.

Ndërkohë, Juventusi pritet të zhvillojë javën e ardhshme edhe një takim me përfaqësuesit e Michele Di Gregorios për të diskutuar të ardhmen e portierit italian. Drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë me kujdes situatën e repartit të portës, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga ecuria e negociatave me Aston Villan për Emiliano Martínez.

Juventusi rikthen kontaktet për Emiliano Martinez, por Aston Villa nuk ul çmimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot