Ai Ogura triumfon në Asen

0%

Piloti japonez i Aprilia Trackhouse Ai Ogura fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Asen. Ky është suksesi i parë në MotoGP për pilotin japonez në karrierën e tij. Kjo është hera e parë që nga viti 2024 që një japonez fiton në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Ral Fernandez.

Për herë të parë kjo skuadër arrin të ngjitë të dy pilotët e saj në dy vendet e para. Në podium ngjitet edhe spanjolli tjetër Jorge Martin me Aprilia zyrtare (i treti). Falë vendit të tretë sot ai ngjitet në krye të renditjes së përgjithshme. Martin përfitoi nga rrëzimi i shokut të tij të skuadrës Marco Bezzecchi, Italiani u rrëzua që në xhiron e dytë, duke mos marrë asnjë pikë.

Zhgënjen Marc Marquez me Ducati, që u klasifikua në vendin e shtatë (pas Di Giannantonio, A.Marquez e Bastianini), ndërsa shoku i tij i skuadrës Francesco Bagnaia u rrëzua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot