Tërhiqet mjeti i pashpërthyer që u gjet në lumin Erenik

0%

Mjeti i pashpërthyer që u gjet në fshatin Rripaj të Gjakovës është tërhequr nga njësia e deminimit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 27 qershor, rreth orës , pasi në lumin Erenik ishte gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.

Patrulla policore kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte bërë sigurimin e zonës, ndërsa ishte njoftuar edhe Njësia e Deminimit e FSK-së. Burimet bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer i përkiste kategorisë A. Rreth orës , njësia e deminimit EOD ka bërë tërheqjen e mjetit. Rasti është trajtuar nga autoritetet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com