Gruaja raporton dhunë në familje në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet për tretman në Psikiatri

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka deklaruar se pas një debati verbal ka pësuar lëndime trupore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës , në rrugën “Pajazit Islami”.

Pas pranimit të informatës, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët në Stacionin Policor në Fushë Kosovë për intervistim. Viktima ka deklaruar se mosmarrëveshja kishte nisur pas një debati verbal, ndërsa në trup i janë vërejtur lëndime. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor nga stafi i QKMF-së.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Dhunës në Familje, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com