Një rast i kanosjes ndaj personave zyrtarë është raportuar në Podujevë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë dhe më pas është larguar në drejtim të pyllit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës , në fshatin Buricë të Podujevës.
Burimet bëjnë të ditur se njësia e hetimeve kishte shkuar në adresën e të dyshuarit lidhur me një rast të “Ngacmimit”. Me të arritur në lokacion, i dyshuari dyshohet se i ka kërcënuar zyrtarët policorë se do t’i vriste dhe ka refuzuar të paraqitej në stacion. Më pas, ai është larguar në drejtim të pyllit, duke vazhduar me kërcënime ndaj zyrtarëve policorë.
Njësia e hetimeve dhe njësitë reaguese kanë kërkuar të dyshuarin në atë zonë, por nuk kanë arritur ta lokalizojnë. Për rastin janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale, të cilat do të vazhdojnë trajtimin e rastit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Hetimet për lokalizimin e të dyshuarit janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
