Të shtëna me armë në një villë në Ferizaj, sekuestrohet pistoleta dhe gëzhojat

0%

Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës , në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e një ville dhe personat që ndodheshin aty.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O. është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Lluger CZ 9 mm, një karikator me tre fishekë dhe dy gëzhoja. Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armë. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com