Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në një market, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës , në marketin “Tony”.
Ankuesi ka njoftuar Policinë se gjatë natës është thyer xhami i marketit dhe persona të dyshuar kanë hyrë brenda, ku kanë vjedhur karikues telefoni dhe para të gatshme. Dëmi i shkaktuar, sipas ankuesit, kap vlerën rreth 160 euro.
Burimet bëjnë të ditur se më vonë hetuesit kanë identifikuar një veturë të dyshuar të përfshirë në rast, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar dhe dërguar në Stacionin Policor në Vushtrri. Pas kontrollit në veturë janë gjetur sendet e vjedhura, ndërsa vetura më pas i është kthyer pronarit.
I dyshuari është lokalizuar dhe është ftuar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Burimet thonë se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer edhe tri raste të tjera. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
