Shtatzënja në Pejë denoncon bashkëshortin për dhunë, tentoi të ikte nga Policia duke u hedhur nga kati i dytë

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnate në Pejë, ku një grua shtatzënë ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike, ndërsa i dyshuari tentoi t’i ikte Policisë duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 28 qershor, rreth orës , në rrugën “KFOR-i” në Pejë.

Pas pranimit të informatës, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, e cila u ka treguar zyrtarëve se bashkëshorti i saj ndodhej në katin e dytë të shtëpisë. Sapo ka vërejtur Policinë, i dyshuari ka tentuar të largohej duke kërcyer nga kati i dytë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndërkohë, viktima, e cila është shtatzënë, është dërguar në spital për tretman mjekësor. Gjatë intervistimit, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre 3-vjeçar kishin qenë në një dasmë, ku i dyshuari kishte konsumuar alkool.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të dasmës, ai dyshohet se kishte drejtuar automjetin me shpejtësi të madhe, duke ua rrezikuar jetën, ndërsa pasi kishin mbërritur në shtëpi e kishte ofenduar, kishte bërtitur ndaj saj dhe nuk e kishte lejuar të dilte nga banesa duke ia mbyllur derën. Viktima ka deklaruar gjithashtu se dhuna fizike dhe psikike nga bashkëshorti kishte qenë e vazhdueshme edhe më herët.

Testi i alkoolit i kryer ndaj të dyshuarit ka rezultuar me 0.87 promila alkool në gjak. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com