Nis tubimi për Vidovdan në Gazimestan, Policia me masa të shtuara sigurie

0%

Qytetarë serbë kanë nisur të mblidhen në Gazimestan për shënimin e Vidovdanit, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë vendosur masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e aktivitetit. Në zonë janë vërejtur kontrolle të rrepta nga Policia e Kosovës, e cila po monitoron situatën edhe me dronë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Edhe pse organizimi qendror ende nuk ka nisur, një numër pjesëmarrësish kanë hyrë tashmë në hapësirën e Gazimestanit për të marrë pjesë në ceremonitë e planifikuara. Deri më tani, sipas informacioneve nga terreni, situata paraqitet e qetë dhe nuk janë raportuar incidente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com