BE akordon 5.6 milionë dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese

0%

Bashkimi Evropian ka mobilizuar 5 milionë euro, rreth 5.6 milionë dollarë, në ndihmë emergjente për komunitetet e prekura nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë. Lajmin e bëri të ditur shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se ka zhvilluar një bisedë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, pas katastrofës.

“Shpreha solidaritetin e plotë të BE-së me popullin venezuelian dhe ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre” , shkroi Kallas. Fondet do të përdoren për mbështetjen e komuniteteve të prekura nga tërmetet, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, spitale dhe infrastrukturë në disa zona të Venezuelës.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa mijëra persona kanë nevojë për ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot