Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes motoçiklisti

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Burimi: Telegrafi