Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

0%

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme të një automjeti tip “Audi”, ndërsa një automjet tip “Volkswagen” është shkrumbuar plotësisht. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të dy automjetet janë në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po hetohen të gjitha pistat, përfshirë një defekt teknik, zjarr aksidental ose një zjarrvënie të qëllimshme. Në kuadër të hetimeve po administrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Autoritetet pritet të japin informacion shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore. /euronews

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi