Vdes i burgosuri në burgun e Shkodrës! Ishte në një qeli me djalin e tij, dyshohet…

0%

jë ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Shkodër, ku bëhet me dije se një i burgosur ka ndërruar jetë. Sipas informacionit zyrtar një ditë më parë i burgosuri kishte ndjerë shqetësie sa i përket anës shëndetësore. Edhe pas ndihmës së parë dhe përpjekjes së mjekëve i burgosuri me iniciale Ç.J nuk ia doli. Bëhet me dije se i ndjeri ishte akomoduar me të birin në qeli.

Në orët e para të mëngjesit të datës , në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes , i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.

Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.

Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Burimi: Bota Sot