Shpërndaje në: Giovani Lo Celso shënoi supergol nga goditja e dënimit për epërsinë 1:0 të Argjentinës ndaj Jordanisë. Por përfshirja e portierit Emiliano Martinez në këtë gol ka bërë bujë në rrjetet sociale. Martinez është incizuar duke dhënë këshilla për bashkëlojtarët e tij, që kishin formuar një “mur” para murit të gjallë të Jordanisë.
Martinezi , ndonëse nga gjysma e fushës së tij, ka dhënë këshilla për bashkëlojtarët se si të vendosen për të penguar portierin kundërshtar. Dhe topi kaloi pikërisht në pjesën ku ishin të vendosur argjentinasit, para se të përfundonte në rrjetë.
