​Qeverisja e Përparim Ramës rikthen ‘kungjat’ e Shpend Ahmetit

0%

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në disa rrugë të kryeqytetit janë vendosur sërish kunja mbrojtëse përgjatë trotuareve, duke publikuar edhe fotografi nga punimet. Ky veprim ka tërhequr vëmendje pasi bie në kontrast me qëndrimin që Rama kishte shprehur në vitin 2023.

Në atë kohë, ai ishte krenuar publikisht me nisjen e largimit të kunjave nga trotuaret, duke e cilësuar atë si pjesë të përmirësimit të hapësirave publike dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Tashmë, me vendosjen e tyre në disa segmente rrugore, hapet sërish debati mbi arsyet e këtij ndryshimi.

Burimi: Bota Sot