Policia e Kosovës ka ndaluar kalimin e automjeteve në qendër të Graçanicës, duke ia mundësuar qytetarëve serbë lëvizjen drejt manastirit të këtij qyteti. Ku edhe po mbahet mesha për të ashtuquajturin “Vidovdan”. Derisa është shtuar numri i atyre që po vizitojnë manastirin, në mesin e tyre shihen flamuj me simbole fetare ortodokse, përfshirë portretin e Jezu Krishtit.
Ndërsa disa besimtarë mbajnë kryqe të mëdha prej druri gjatë rrugës drejt oborrit të manastirit.
Burimi:
Bota Sot
