Kolumbia barazon me Portugalinë e Ronaldos, fiton grupin

0%

Shpërndaje në: Portugalia i kishte vetëm dy gjuajtje në kornizë të portës, ndërsa barazoi pa gola me Kolumbinë. Kolumbia shfaqi ndeshje të madhe kurse në fund iu anulua një gol për ofsajd “milimetrik”. Ndeshja mes Kolumbisë dhe Portugalisë përfundoi pa gola, që i mundësoi përfaqësueses nga Amerika e Jugut ta fitojë Grupin K me shtatë pikë.

Portugalia avancon nga vendi i dytë me pesë pikë dhe tani ka rrugë dukshëm më të vështirë. Kolumbia i kishte 24 goditje gjithsej, ndërsa Portugalia 13. Goditje që shkuan në portë, kolumbianët i kishin gjashtë, ndërsa portugezët tri. Cristiano Ronaldo udhëhoqi Portugalinë, por pa bërë dallimin. Portugalia e fitoi vetëm një prej tri ndeshjeve në grup.

“Ishim ekip më i mirë dhe kemi merituar të fitojmë”, ka thënë selektori i Kolumbisë, Nestor Lorenzo. “Kemi krijuar shumë shanse. Na mungoi vetëm finalizimi. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm kundër një top-pretendueseje. Jo vetëm që ishim të barabartë, por kemi dominuar”. Kolumbia luan me Ganën. Ndërkohë Portugalia luan me Kroacinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha