Shpërndaje në: Lionel Messi u aktivizua në minutën e 60-të në fitoren 3:1 të Argjentinës ndaj Jordanisë. Messi në minutën e 80-të mori përgjegjësinë për të bërë një goditje dënimi dhe shënoi supergol për 3:1. Messi tani i ka plot 19 gola në Kampionate Botërore. Është shkëputur në tre gola nga Kylian Mbappe dhe Miroslav Klose që ishte rekordmen pa nisur Botërori aktual.
Në tri ndeshjet në grup, superylli i ka shënuar plot gjashtë gola. Ai është bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje rresht në Kampionate Botërore. Argjentina më herët kishte siguruar vendin e parë në grup dhe plani ishte që 39-vjeçari të pushonte ndaj Jordanisë. Iu dha gjysmë ore lojë që i mjaftoi për tjetër gol të bukur dhe më tepër histori.
Giovani Lo Celso u bë lojtari i parë argjentinas, pos Messit, që shënoi gol për Argjentinën këtë Botëror. Tek Argjentina u bënë nëntë zëvendësimë në përbërjen bazë, kurse golin e dytë e shënoi Lautaro Martinez nga penalltia në minutën e 31-të. Musa Al-Tamari e shënoi golin për Jordaninë në minutën e 55-të. Argjentina e fitoi Grupin J me nëntë pikë. Jordania mbeti pa pikë dhe u eliminua.
