Moti për sot

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për sot () ka parashikuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. IHMK ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, për shkak të rritjes së temperaturave dhe rrezatimit të lartë diellor, rekomandohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe mbrojtja nga rrezet UV, të cilat do të kenë intensitet të lartë” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Burimi: Kallxo