Nipi i Luan Krasniqi e shkatërron boksierin kroat, kampion i ri i Evropës

0%

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin deri atëherë të pamposhtur, Vinko Zadro, dhe duke fituar titullin e kampionit të Evropës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë. Meçi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Të dy boksierët hynë në ring me bilanc perfekt prej 12 fitoresh, të gjitha me nokaut, duke e bërë këtë një nga duelet më tërheqëse të vitit në boksin evropian. Rundi i parë dhe i dytë ishin të baraspeshuar, me shkëmbime të kujdesshme goditjesh. Në rundin e tretë, Krasniqi tregoi cilësitë e tij, duke marrë iniciativën dhe duke e vënë në vështirësi kundërshtarin.

Rundi i katërt u karakterizua nga taktizime, ndërsa në të pestin Krasniqi goditi fuqishëm kroatin. Edhe në rundin e gjashtë ai u shfaq më i mirë, duke kontrolluar ritmin e meçit. Rundet e shtatë, të tetë dhe të nëntë ishin më të kujdesshme, me pak goditje të forta dhe me përqendrim në strategji. Gjithçka ndryshoi në rundin e dhjetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ardian Krasniqi shpërtheu me një seri goditjesh të fuqishme, duke e rrëzuar dy herë në Vinko Zadron. Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.

Burimi: Bota Sot