Si dështoi në fund transferimi i Lewandowskit te Real Madridi? Ish-agjenti i tij zbulon të gjitha

0%

Ish-agjenti i Robert Lewandowskit, Cezary Kucharski, ka zbuluar se sulmuesi polak ishte shumë pranë transferimit te Real Madridi, vetëm pak javë përpara se të zyrtarizohej kalimi i tij i bujshëm te Bayern Munich. Duke folur për prapaskenat e asaj periudhe, Kucharski deklaroi se Lewandowski ishte gati të nënshkruante për ‘Los Blancos’.

“Po, Roberti ishte gati të nënshkruante kontratë me Real Madridin. Në thelb, ai donte ta anulonte kontratën me Bayernin dhe të transferohej te Real Madridi”. “Kushtet te Reali ishin rreth 20 për qind më të mira. Por kjo bëri diferencën mes të qenit ylli kryesor te Bayerni dhe një zëvendësues te Real Madridi.”

Megjithatë, Kucharski këmbënguli që Lewandowski të mos e pranonte ofertën e “Los Blancos”. “Njerëzit rreth tij ushtronin shumë presion që të largohej. Unë mendoja se ishte e rëndësishme të mbanim fjalën e dhënë”. “Është më mirë të jesh numri një te Bayerni sesa lojtari i 11-të ose i 12-të te Real Madridi”, vazhdoi Kucharski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lewandowski zgjedh klubin e tij të ardhshëm, zyrtarizimi vetëm çështje ditësh Sipas tij, interesimi i Real Madridit nuk u shua as vite më vonë. Ai kujtoi një bisedë të zhvilluar në vitin 2018 me dorën e djathtë të Florentino Perezit. “Më tha se nëse do ta hapja derën me Bayernin, ata do të ishin gati të bënin një ofertë serioze”, përfundoi ai./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi