Flamurtari merr vendimin për protagonistët!

0%

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar vendimin për rinovimin me mesfushorin Denis Pjeshka, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te vlonjatët. Kontrata është 2-vjeçare, me opsion edhe për 1 vit tjetër shtesë. Ky nuk është i vetmi zyrtarizim, po ashtu kuqezinjtë kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Ariol Kaloshi.

Edhe në rastin e lushnjarit, “formula” është e njëjtë, 2 vjeçare, me opsion 1 vit. Gjatë ditës së sotme, Flamurtari ka prezantuar dy fanelat kryesore për sezonin e ri 2026-2027, pra si vendas dhe udhëtues. Në krahasim me edicionin 2025-2026, nuk kanë shumë ndryshime, shumë të ngjashme..

Burimi: Bota Sot