Kosova e mbyll me humbje fazën e grupeve me duelin ndaj Malit të Zi

0%

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll është mposhtur nga Mali i Zi me rezultat 0:3 (, , ) në ndeshjen e tretë të Kampionatit Ballkanik, që po zhvillohet në Podgoricë. Seti i parë nisi me lojë të barabartë, ku Kosova arriti të rivalizojë për një pjesë të mirë të tij. Megjithatë, në pikët vendimtare vendasit shfaqën më shumë qetësi dhe e mbyllën setin me rezultat .

Paraqitja më e mirë e volejbollistëve tanë erdhi në setin e dytë. Kosova zhvilloi një lojë shumë konkurruese, duke qëndruar pranë në rezultat deri në fund dhe duke i vënë në vështirësi malazezët. Megjithatë, Mali i Zi ishte më i saktë në momentet vendimtare, duke fituar setin .

Në setin e tretë, nikoqirët krijuan epërsi në mesin e setit dhe e ruajtën atë deri në fund për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3:0, pas fitores në setin e fundit. Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kosova do të vazhdojë garën në ndeshjet për plasman, sipas renditjes përfundimtare të Kampionatit Ballkanik U18.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot