Bryan Adams nis koncertin në Prishtinë, publiku këndon njëzëri me të

0%

Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: Bryan Adams nis koncertin në Prishtinë, publiko këndon njëzëri me të Koncerti akustik i yllit kanadez Bryan Adams ka nisur të shtunën mbrëma në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Publiku po shijon nga afër interpretimin e një prej ikonave të muzikës rock dhe rock-pop në formatin e tij intim “Bare Bones”.

Vetëm me kitarën në duar dhe i shoqëruar në piano nga bashkëpunëtori shumëvjeçar Gary Breit, Adams ka sjellë një mbrëmje që zhvesh hitet e tij nga orkestrimi i zakonshëm, duke i lënë në qendër zërin, melodinë dhe lidhjen e me publikun i cili ka kënduar njëzëri me të.

Që në tingujt e parë të “Run to you”, atmosfera në sallë është ndezur, ndërsa interpretimet akustike të “Back to you”, “Here I am” dhe “Can’t stop this thing we started” kanë krijuar afërsi të veçantë midis artistit dhe publikut. Në këtë format minimalist, çdo këngë po merr dimension më personal, me Adamsin që i ndërthur rrëfimet, humorin dhe komunikimin spontan midis interpretimesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha