Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ështrë bërë zyrtarisht trajneri me më shumë fitore në historinë e Kupës së Botës. Momenti historik i Deschamps u arrit gjatë Kupës së Botës 2026, ku Franca siguroi një fitore dominuese 4-1 ndaj Norvegjisë. Ky rezultat shënon fitoren e 17-të në Kupën e Botës për ekipin kombëtar francez nën udhëheqjen e trajnerit Deschamps.
Me këtë fitore, trajneri francez tejkaloi arritjen historike të Helmut Schon të Gjermanisë, i cili e udhëhoqi ekipin kombëtar gjerman drejt 16 fitoreve në Kupën e Botës gjatë karrierës së tij. Deschamps nuk ishte personalisht i pranishëm në vijën anësore për ndeshjen kundër Norvegjisë, pasi humbi ndeshjen për shkak të vdekjes së nënës së tij.
