Shqiptari në gjendje kritike pas aksidentit në plazh në Spanjë, thyen shtyllën kurrizore

0%

Një 27-vjeçar shqiptar nga Britania e Madhe, Ardi Balliu, po lufton për jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë pushimeve në bregdetin e Marbella-s në Spanjë. Sipas raportimeve të mediave britanike, ai ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore pasi u hodh me kokë në ujë në një plazh të frekuentuar në zonën e Costa del Sol, duke mbetur i palëvizshëm në ujë.

Ngjarja ndodhi teksa ai dhe një mik kishin vizituar një gji të njohur për turistët, ku pas kërcimit në det, ai nuk u rikthye më në sipërfaqe. Dëshmitarët në vendngjarje ndërhynë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e parë. Pas daljes në breg, 27-vjeçari ka deklaruar se nuk i ndiente këmbët, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt spitalit për trajtim urgjent.

Mjekët raportojnë se gjendja e tij mbetet kritike, ndërsa familja ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për transportimin e tij në Britani për trajtim të mëtejshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com