“Ky kapitull i jetës sime quhet lumturi”, Blero dhe Eronita publikojnë portretin e djalit të tyre

0%

Kanë kaluar disa javë që kur këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali. Deri tani, çifti kishte zgjedhur ta mbante larg vëmendjes publike fytyrën e të porsalindurit, duke ruajtur privatësinë e tyre në këtë periudhë të re familjare. Megjithatë, së fundmi ata kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tyre e re si prindër. Foto: Instagram Ishte Eronita ajo që publikoi e para në Instagram një fotografi të ëmbël ku shihet foshnja e tyre. Menjëherë më pas, Blero e ripostoi këtë moment në profilin e tij, duke treguar emocionin dhe krenarinë e tij si baba në këtë kapitull të ri të jetës. Postimi u shoqërua me një mbishkrim të shkurtër, por shumë domethënës nga Eronita, e cila e përshkroi këtë periudhë me fjalët: “Ky kapitull i jetës sime quhet: lumturi”. Blero është baba edhe i një vajze, që e ndan me aktoren Teuta Krasniqi.

Burimi: Telegrafi