Ja 28 kombëtaret e kualifikuara në 16-shen e finales së Kampionatit Botëror

0%

Faza me eliminim direkt në Botëror po merr jetë. Deri tani janë njohur 28 skuadra të kualifikuara zyrtarisht, ndërsa janë për t’u konfirmuar edhe katër të tjera.

Skuadrat që siguruan kualifikimin më tej janë: Zvicra, Belgjika, Kanadaja, Brazili, Meksika, Gana, Bosnjë dhe Hercegovina, SHBA, Australia, Bregu i Fildishtë, Maroku, Gjermania, Kepi i Gjelbër, Japonia, Franca, Egjipti, Holanda, Norvegjia, Afrika e Jugut, Paraguai, Spanja, Senegali, Ekuadori, Kolumbia, Argjentina, Suedia, Portugalia, Anglia.

Për katër vendet e tjera në lojë mbeten edhe tetë skuadra në garë. Megjithatë, vetëm gjashtë prej tyre kanë shanse reale sepse për dy të tjerat duhet një mrekulli. Bëhet fjalë për Skocinë dhe Uzbekistanin që vetëm matematika i mban në lojë. Për katër vendet e tjera kanë shpresa të vërteta Austria, Irani, Kroacia, Algjeria, Republika Demokratike e Kongos dhe Korea e Jugut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë janë 12 skuadra të eliminuara deri tani zyrtarisht. Bëhet fjalë për: Katar, Haiti, Turqi, Kuraçao, Tunizia, Zelanda e Re, Uruguaj, Arabia Saudite, Irak, Jordani dhe Panama.

Sa i përket përballjeve të konfirmuara në fazën 1/16 janë: Gjermani-Paraguai, Francë-Suedi, Afrikë e Jugut-Kanada, Holandë-Marok, SHBA-Bosnjë Hercegovinë, Brazil-Japoni, Bregu i Fildishtë-Norvegji, Argjentinë-Kepi i Gjelbër dhe Australi-Egjipt.

Burimi: Bota Sot