Tri shtetase kolumbiane grabiten në banesë në Prishtinë, të dyshuarit i kërcënuan me thikë

0%

Një rast i grabitjes është iniciuar në Prishtinë, ku tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se janë grabitur nën kërcënimin e thikës, mëson Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti dyshohet se ka ndodhur më 17 qershor, rreth orës , në rrugën “Agim Ramadani”.

Viktimat kanë deklaruar se disa persona i kishin përcjellë deri te banesa dhe më pas dyshohet se kishin hyrë me forcë brenda. Sipas deklarimeve të tyre, të dyshuarit i kishin futur tri viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kishin kërkuar para dhe telefona. Burimet bëjnë të ditur se viktimave dyshohet se u janë grabitur rreth 300 euro dhe katër telefona të llojit iPhone.

Pas sigurimit të video-incizimeve nga hyrja e objektit banesor, dyshohet se janë parë gjashtë persona duke dalë nga objekti, ndërsa pas tyre shihet edhe njëra nga viktimat duke i ndjekur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Grabitje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për identifikimin e personave të dyshuar janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com