Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor në të gjitha nivelet organizative, duke filluar nga nëndegët e deri te kryetari i partisë.
Ky qëndrim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Degës, e mbajtur të premten, më , ku thuhet se u analizua rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel qendror.
Sipas njoftimit të degës, vendimi është miratuar me unanimitet nga anëtarët e pranishëm të Kryesisë, që sipas tyre, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor, është e domosdoshme që LDK-ja të organizojë zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet.
“Me unanimitet të anëtarëve prezentë të Kryesisë së Degës, vendos që duke marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i hyjë procesit të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri tek Kryetari i LDK-së.” – thuhet n ë komunikatë “Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së.
Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet”- thuhet në njoftim. LDK garoi në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Por, rezultatet e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ende nuk janë çertifikuar, e nxori këtë parti të tretën, pas LVV-së e PDK-së. Në anën tjetër, kohëve të fundit, Adixhiku po përballet me kërkesa nga dega e LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Dega e dytë në Prishtinë, për të dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Lidhjes.
Abidxhiku reagoi fuqishëm duke bërë të ditur se nuk tërhiqet nga ky post edhe pas rezultatit zgjedhor.
