Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente, mëson Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 26 qershor, rreth orës , në rrugën “Nazim Gafurri”.
Njësitet e Stacionit Policor Veriu, hetuesit dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku trupi i viktimës është gjetur në një nga dhomat e banesës së saj. Ekipi i Emergjencës, i cili ndodhej në lokacion, ka konstatuar vdekjen e viktimës. Burimet bëjnë të ditur se në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
