Panik në Wembley, Harry Styles për pak u ngufat derisa rrëzua në tokë gjatë performancës

0%

Harry Styles ka ngjallur paksa shqetësim te fansat gjatë koncertit të tij në Wembley, pasi për pak u ngufat me ujë, teksa u rrëzua në skenë gjatë performancës. Të premten, Mbretëria e Bashkuar theu për të tretën ditë radhazi rekordin për ditën më të nxehtë të muajit qershor, me temperaturat që arritën në 37.5 gradë Celsius në Londër.

Në një video të publikuar në TikTok, këngëtari shihet duke nxjerrë ujë nga goja për të realizuar gjestin e tij të famshëm, të njohur nga fansat si “balena”, por menjëherë pas kësaj ai duket se ngufatet nga uji. Pak çaste më vonë, Harry shihet duke u rrëzuar në skenë, ndërsa vazhdon të kollitet për disa sekonda.

Fatmirësisht, artisti arriti të ngrihej sërish dhe të ulej, por momenti shkaktoi shqetësim te shumë prej të pranishmëve. Një spektator tha Daily Mail: “Teksa Harry po vraponte në skenë për herë të fundit për t’u përgatitur për momentin e tij të famshëm ‘whale’, ai spërkati turmën me ujë, por më pas filloi të kollitej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ai arriti ta kontrollonte kollën për pak çaste, realizoi gjestin ‘whale’ dhe më pas u rrëzua në skenë, ku qëndroi i shtrirë në shpinë duke vazhduar të kollitej dhe të mbytej. Ishte një moment mjaft shqetësues, por ai u ngrit shpejt dhe vazhdoi koncertin.”

Duke folur për temperaturat e larta gjatë koncertit, spektatori shtoi: “Pas vetëm dy këngësh, ai hoqi xhaketën dhe këmisha i ishte lagur plotësisht nga djersa. Madje tha: ‘O Zot, shikojeni këtë! Kam kënduar vetëm dy këngë!’” Edhe fansat në rrjetet sociale shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e këngëtarit. “Kur u rrëzua në gjunjë, zemra m’u ndal nga frika. Harry është i jashtëzakonshëm.

Duhet një forcë dhe rezistencë e madhe për të performuar në temperatura të tilla, e megjithatë ai gjithmonë jep maksimumin,” shkroi një fans.

Burimi: Telegrafi