Faza me eliminim direkt po merr formë, Gjermania gjen Paraguain, Franca “peshkon” Suedinë. Cilat janë çiftet e konfirmuara deri tani

0%

Faza me eliminim direkt e Botërorit 2026 është duke marrë formë, teksa mbeten edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur. Kundërshtari i Gjermanisë tashmë është konfirmuar dhe do të jetë Paraguai, ndërsa Franca do të përballet me Suedinë. Fituesit e këtyre dy sfidave do të ndeshen me njëri-tjetrin në fazën e 1/8-ave.

Tjetër duel interesant do të jetë ai mes Argjentinës, kampione në fuqi, dhe surprizës debutuese, Kepi i Gjelbër, ndërsa ekipi që kalon do të luajë në një të 1/8-at me fituesin e Australi-Egjipt. Sfidë e konfirmuar është edhe ajo mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, me fituesin e këtij çifti që do të përballet me fituesin e Brazil-Japoni.

Ndërkohë, ekipet e tjera të kualifikuara si Spanja, Belgjika, Meksika, Zvicra, Kolumbia dhe Senegali ende janë në pritje se me kë do të përballen në raundin tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot