Protesta në Triport për Tecet lundruese me pjesëmarrje të ulët, qytetarët vlonjatë nuk iu bashkuan thirrjes së shoqërisë civile

0%

Qytetarët vlonjatë nuk iu bashkuan thirrjes së shoqërisë civile për protestën e paralajmëruar në zonën e Triportit, pranë TEC-eve lundruese. Protesta ishte njoftuar më herët në rrjetet sociale dhe kishte në fokus kundërshtimin e gardheve rrethuese, si dhe praninë e dy TEC-eve lundruese në këtë zonë.

Për shkak të rëndësisë së objektit, zona u rrethua nga forca të shumta të Policisë së Vlorës, si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Megjithëse ishte paralajmëruar si një protestë e madhe, pjesëmarrja rezultoi e ulët. Rreth 15 persona morën pjesë në tubim, ndërsa me pankarta në duar kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta zgjati rreth 30 minuta dhe më pas u shpërnda pa incidente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot