Një ekip i zjarrfikësve ka mbetur i bllokuar nga përfshirja e flakëve në kulmin e ndërtesës e cila po vazhdon të digjet në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë. Të rrezikuara janë edhe disa biznese të vogla që gjenden poshtë ndërtesës. Një banori që jeton afër ndërtesës që ka përfshirë zjarri për KosovaPress tha se ajo ndërtesë ishte e banuar nga familje të minoriteteve.
Ndërsa sipas informacioneve jo zyrtare që ekipi i KosovaPress-it, ka marrë në vendin e ngjarjes, ekipet e zjarrfikësve po shtohen për shkak se edhe pse kanë kaluar pothuajse dy orë prej se ka filluar zjarri, ende nuk është arritur të ndalet. Kjo sipas disa informacioneve për shkak se ajo pjesë që është përfshirë nga flakët përbëhet nga druri.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Përndryshe, KosovaPress merr vesh se është kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.
