Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i një banke ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar në bankomatin e bankës monedha dhe kartëmonedha në vlerë 664 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë. “Rr. Nënë Terezë, Fushë Kosovë – .
Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në një bankë, ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar në bankomatin e bankës monedha dhe kartëmonedha në vlerë 664 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, bëhet e ditur në raport. Rasti është duke u hetuar.
