Policia ndalon kontrabandën në Kamenicë, sekuestron 656 cigare elektronike të fshehura në valixhe

0%

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit të një automjeti me targa serbe janë zbuluar dhe sekuestruar 656 cigare elektronike (Vape), të dyshuara se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe futjen e tyre në tregun e Kosovës.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar më nga zyrtarët e Stacionit të Policisë Kufitare Muqivercë, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Kamenicë. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë, policia ka gjetur mallin e fshehur në valixhe.

Ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në koordinim me prokurorinë kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot