Triumfi i kombit! Shqipëria sot të vetmen përkrahje që mund të bëjë për Kosovën është t’a largojë Ramën nga pushteti

0%

Unë Skënder Sadri KAPITI nga Durrësi me prindër nga Kosova i mbështes fort protestat e rinisë patriotike në Shqipëri për faktin se përherë të parë këto protesta janë thellësisht patriotike dhe për SHQIPËRINË ETNIKE,për atë Shqipëri për të cilën kanë sakrifikuar për shekuj e shekuj sidomos shqiptarët e Kosovës.Shqipëria i ka pasur borxh Kosovës , por Shteti shqiptar nuk e ka mbështetur asnjëherë seriozisht Kosovën , pasi politikës në Shqipëri gjithmonë i ka interesuar vetëm interesi për pushtet, madje në dëm të interesave të Kosovës.

Prandaj këto protesta në Shqipëri i shohin me respekt e me shpresë dhe i mbështesin fort edhe shqiptarët e Kosovës, Çamërisë, Maqedonisë dhe diaspora. Për Kauzën Kombëtare Shqiptare kam shkruar katër Libra: “TRIUMFI I KOMBIT”, “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT” , “PA UÇK-NË DHE NATON-N NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”dhe “SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI -VETING-U”.

Është për të ardhur keq që jo vetëm politika dhe pushteti i PS-së dhe PD-ja por edhe mediat dhe intelektualët, por madje edhe në tërësi e gjithë shoqëria në Shqipëri e mbajnë në pushtet antikosovarin më të madh pas Vuçiçit, Edi Ramën, i cili i bën fshirjen dhe harresën, i cili i bën avokatinë mbrojtëse dhe rehabilitimin e ishministrit të regjimit genocidist të Millosheviçit, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.Prandaj nëse Shqipëria don që t’i bëjë ndonjë të mirë Kosovës është ajo që , populli shqiptar në Shqipëri, është që Shqipëria ta largojë zullumqarin antishqiptar Edi Rama nga pushteti, pushteti it ë cilit është kërcënim edhe për vetë Shqipërinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mirëpo deri më sot,është për të ardhur keq që as mediat dhe as shoqëria shqiptare nuk është se e kanë kundërshtuar vecse shumë rrallë e sipërfaqësisht qëndrimin pro Beogradit të Ramës në lidhje me Kosovën.

Kryemistrin e zgjedhur prej tyre; shoqëria dhe mediat në Shqipëri nuk i kundërshtuan seriozisht asnjë herë për dëmet që Rama i ka bërë Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi; nuk e kundërshtuat kur Rama vendosi traun ndarës, Taksën e gjobës për shqiptarët e Kosovës në “Rrugën e Kombit”; nuk kundërshtuan as kur Rama mbështeti fuqishëm coptimin e Kosovës;nuk e kundërshtoi Shqipëria qeverinë dhe kryeministrin Rama për projektin e tij antiKosovë të Minishengenit; i cili arriti deri aty sa ia delegoi poresidentit të Serbisë edhe të drejtën që ta përdaqësonte edhe Shqipërinë në takimin e tij me Presidentin francez për projektin e “Open Ballkanit”; nuk e kundërshtoi shoqëria, as akademia dhe as mediat e Tiranës sanksionet e Edi Ramës kundër Kosovës; nuk e kundërshtoi shoqëria dhe as mediat në Shqipëri vëllazërinë e tij me kriminelin Vucic; edhe atë se Edi Rama nuk e njeh genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës përderisa as nuk ka miratuar parlamenti rezolutë që dënon genocidin serb; nuk e kundërshtuan në Shqipëri as deklarimin e tij se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.Edi Rama aq antikosovar është treguar pasi arriti deri atje sa që propozoi një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën , që do ishte një rikthim i Kosovës me statusin e një krahine të Serbisë, dhe po këtij qëllimi i shërbente edhe orvajtja tjetër që Veriu i Kosovës të vihen nën kontrollin e NATO-s , pra për të mbrojtur serbët atje sikur gjojqa ata ndjeheshin të kërcënuar në Shtetin e Kosovës.

Rinia, studentët dhe qtetarët shqiptrarë në Shqipëri kanë afro një muaj që protestojnë kundër regjimit antikombëtar ,kundër korrupsionit dhe të pazareve të tij me sovranitetin dhe me territorin e Shqipërisë, mediat dhe mercenarët mediatikë nga Shqipëria por edhe nga Kosova bëjnë alarmin dhe zhurmën pse në këto protesa ka edhe kosovarë, në një kohë kur ata nuk folën por janë avokatë të Kryeministrit për veprimet dhe sjelljet e tij kundër Kosovës.

Është për t’u cuditur se si ka mundësi që edhe opozita politike në Kosovë është mbështetëse fanatike e Kryeministrit të Shqipërisë i cili deklaronte se Veriu i Kosovës është tokë e askujt; i cili nuk lejonte në stadium flamurin e UÇK-së kur luan Shqipëria dhe kur kryeministri,socialistët dhe mediat e tij dhe servilët e tij edhe nga Kosova shqetësohen pse në protestat e rinisë në Shqipëri potestuesit mbajnë edhe flamurin e UÇK-së kur në Europë në festat e shqiptarëve, në stadiumet e kampionate europiane valëvitet edhe flamuri i UÇK-së dhe askush nuk shqetësohet.

Si është e mundur që drejtues të disa partive politike ,ato opozitare në Kosovë e Maqedoni të jenë dakord me ato se cfarë thonë Partia Sociaiste e sotme kur etiketon vullnetarët e komandntët e UÇK -së nga Shqipëria si mercenarë kur ata erdhën në Kosovë për të luftuar dhe që disa prej tyre edhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, gjë kjo që është në përputhje të plotë me propagandën shpifëse serbe kundër vlerave të larta të Luftës së UÇK-së.Prandaj largimin e Ramës që po e kërkojnë protestuesit patriotë të rinisë gjithëkombëtare shqiptare në Tiranë, kjo është edhe në të mirë edhe të Kosovës, do i shërbente shumë Kosovës.

Burimi: Bota Sot