“Të shtunën protesta kombëtare!” – Arben Kola lëshon thirrjen e fortë: Çdo shqiptar të jetë këtu! Nuk ka ilaç që e shëron Edi Ramën!

0%

Protesta masive në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar e gjitha te tubimi i madh kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesërme.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje të fortë, duke u kërkuar shqiptarëve për të shkatërruar çdo pengesë e mur që ka zaptuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të vendit. “N esër do jetë protesta kombëtare! Mos harroni! Ftojmë çdo shqiptar të jetë nesër këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo!

Merrni kazma, lopata e leva dhe prishni këto gardhe e mure që u kanë zënë frymën lumenjve, bregdetit tonë !”, ka deklaruar Kola nga sheshi. Në fjalimin e tij, ai theksoi se kjo lëvizje qytetare ka arritur t’i japë një goditje të rëndë qeverisë, duke i “shembur makinerinë e propagandës”. Sipas tij, fati i kryeministrit është vulosur. “Nuk ka ilaç që ju shëron!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka disa kompani që po përgatisin disa kosha, që llumin Rama ta hedhim në kosh dhe ta përcjellim për në bregdet”, u shpreh ai.

Burimi: Bota Sot