Abedin Ibrahimi: Urime gazetës “Bota sot”, e cila i kushton rëndësi edhe kategorive të reja

0%

Abedin Ibrahimi, ish-president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ibrahimi vlerësoi se “Bota sot” ka qenë dhe mbetet një gazetë gjithëpërfshirëse në pasqyrimin e sportit, duke i kushtuar hapësirë jo vetëm sportistëve të afirmuar, por edhe talenteve të rinj.

“Urime gazetës ‘Bota sot’, gazetës e cila ka shkruar për të gjitha sportet, duke mos lënë anash as talentet. Ajo që më kënaq më së shumti është se i kushton rëndësi edhe kategorive të reja dhe kjo është motiv shtesë për gjeneratat e reja. Është një gazetë që vit pas viti i ka kushtuar rëndësi të gjitha sporteve, sidomos volejbollit, duke i dhënë hapësirën e merituar.

Uroj edhe shumë e shumë vite të tjera gazetës”, ka uruar Ibrahimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot