Mimoza Rashica uron 31-vjetorin e gazetës “Bota sot”

0%

Mimoza Rashica, ish hendbolliste dhe ish reprezentuese e Kosovës, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Rashica ka qenë njëra prej hendbollisteve më të spikatura në Kosovë në vitet e pasluftës, duke lënë gjurmë me paraqitjet e saj të suksesshme. Ajo ka mbrojtur me shumë sukses ngjyrat e Kosovës së Vushtrrisë, duke dhënë kontribut të çmuar në hendboll.

Me rastin e 31-vjetorit të gazetës “Bota sot”, ajo ka përcjellë urimin e saj: “Urime gazetës numër 1 në Kosovë. Uroj suksese të vazhdueshme” , ka uruar Mimoza Rashica.

Burimi: Bota Sot