Argjira flet për herë të parë për krisjen e raporteve me Einxhel dhe pse u largua nga Top Channel?

0%

Mbrëmjen e së dielës në Tetovë u bë hapja e studios së bukurisë “Fortesa Beauty”, një event që mblodhi shumë figura të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale. Mes të ftuarve ishin edhe çifti i njohur Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, të cilët folën për projektet dhe angazhimet e tyre më të fundit në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”.

Megjithatë, një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte raporti i tyre me moderatoren Einxhel Shkira. Çifti nuk i shpëtoi pyetjes se përse Einxhel nuk i ndjek më në Instagram, një detaj që prej kohësh ka nxitur diskutime mes ndjekësve në rrjetet sociale.

Kjo çështje u bë edhe më interesante pasi vetë Einxhel kishte folur më herët në një intervistë për disa hatërmbetje në shoqëri, duke lënë të kuptohet se kishte pasur krisje në raportet me persona të afërt. Deri më tani, Argjira nuk ishte prononcuar publikisht lidhur me këtë temë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e tyre kanë zgjuar menjëherë interesimin e publikut, i cili prej kohësh ka spekuluar për raportin mes tyre dhe moderatores së njohur. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera nga palët për të sqaruar më shumë atë që ka ndodhur mes tyre.

Burimi: Bota Sot