Plot 26 ditë dhe protesta është e konsoliduar në 5 kërkesa që janë 100% të realizueshme. Megjithatë botës virtuale ekziston një frymë sikur vendi do shkoj në përplasje civile për shkak të faktorizimit të grupeve të interesit, qeveri, opozitë, dhe shqitarët që protestojnë.
Qeveria po influencon në një përplasje më të fortë duke u investuar në agjentuarat e huaja, madje edhe në eksponentë ndërshqiptarë nga lufta e UÇK-ës por edhe eksponentë fetare si agjentë të Iranit apo antiamerikanë. Mjafton që dikush është kundër luftës në Iran dhe ky menjëherë shpallet si antiamerikan.
Megjithëse sondazhet në Amerikë gjatë gjithë kohës së konfliktit ishin kundër presidentit Trump dhe lufta nuk u miratua asnjëherë nga Senati, prapë për propogandën e qeverisë së Edi Ramës, ishe dhe je antiamerikan. Nuk e di se si do quhen sot këta eksponte kundër luftës edhe pas arritjes së marrëveshjes për paqe mes Amerikës dhe Iranit, kjo i mbetet propagandës që ta justifikoj.
Qeveria po investohet fort edhe në opinionin mes shqiptarëve rreth e rreth, aq sa paguan opinioniste nga Prishtina për llogari të politikës së saj, të cilët flasin me simpati për Edi Ramën sikur të ishte Elon Mask i shqiptarëve, ndërkohë e kanë tmerrësisht të papajtueshme faktin që po shqiptarë të Kosovës zbarkojnë në Tiranë për të protestuar.
Edhe këtë kërcitje i mbetet po propagandës ta shpjegoj, ose më e pakta t’i sqaroj shqiptarët. Nga ana tjetër opozita ka vendosur të riformatohet në kryesi më 1 korrik dhe është 100% dakort me 5 pikat e protestës. Por kudo ku dalin nuk e komentojnë thirrjen e protestuesve Rama në burg, Berisha në burg.
Edhe pse është një sllogsn, ata prapë hezitojnë ose shmangen, edhe pse koha kërkon opozitarë të drejtpërdrejtë. Tani që t’i sqarojmë disa gjëra…, riformatimi i këshillave, kryesive, disa emrave që mirë bëjnë që nuk pranojnë të rikandidojnë, nuk është asgjë përpara faktit që Berisha është akoma kryetar përmes një referendumi totalisht jo demokratik.
Së pari i takon Berishës të tërhiqet, ta bëj si burrat burri, u mor vesh botërisht që nongrata ishte investim i Edi Ramës. Berisha ka shansin e madh ta distancoj veten nga Rama, madje t’i japi mundësinë protestës të shtoj edhe ato 500 mijë vota blu për një përmbysje të madhe.
Vende bosh në këshilla a kolegje, vende katedrash akademike për leksione dhe ndarjen e eksperiencës ka plot në mediumet shqiptare. Do ishte në nderin e atyre që janë pranë t’ia ofronin, do ishte në nderin e demokratëve presioni partiak të fillonte se kur sheh tipa nëpër studio që nuk dinë si të justifikohen të vjen vërtet keq.
Por të jeni të bindur se protesta do konsolidohej dhe korridoret që sjellin rryma agjenturash, fantazma që grisin flamuj shtetesh do dylloseshin një herë e mirë. E mbi të gjitha, armata e propagandës me spiunllëqe, me agjentura, me eksponentë produkt i pagesave, krimit, burgjeve nuk do i çonin shqiptarët në një përplasje civile. Shqiptarët e kanë të domosdoshme të prodhojnë demokraci.
Nëse 5 pikat do mundësoheshin të jeni të bindur se do ishte Europa ajo që do trokaste në derë dhe jo shqiptarët. Po që 5 pikat të realizohen sigurisht në mentalitetin shqiptar nuk i takon një lidershipi i cili është produkt i partive me rend ushtarak, me lista të mbyllura, por milituesve të vërtetë të demokracisë. Atyre që nuk duan përplasje civile, por konkurencë të lirë.
