Arrin Commodore Callback 8020 – çmimi dhe specifikat e telefonit me kapak

0%

Kompania legjendare e teknologjisë Commodore ka prezantuar telefonin e saj të ri me kapak, Commodore Callback 8020, një pajisje që synon të sjellë një kombinim mes telefonave klasik dhe funksioneve moderne. Telefoni është krijuar si një alternativë ndaj telefonave inteligjentë modernë, duke u fokusuar në reduktimin e shpërqendrimeve digjitale. Pajisja nuk vjen me rrjete sociale, shfletues interneti apo aplikacione pune, por ruan disa funksione moderne për përdorim të përditshëm. Callback 8020 përdor sistemin operativ Sailfish OS, i bazuar në Linux, dhe sipas kompanisë është i pajtueshëm me shumicën e aplikacioneve Android. Përdoruesit mund të përdorin aplikacione si WhatsApp, Spotify, harta dhe shërbime të tjera, ndërsa aplikacionet e rrjeteve sociale bllokohen. Pajisja ka procesor MediaTek Helio G81, 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ruajtjeje, e cila mund të zgjerohet me kartë microSD. Telefoni përfshin gjithashtu një kamerë kryesore 48 megapikselë nga Sony, lidhje LTE, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS. Dizajni rikthen stilin klasik të telefonëve me kapak. Ekrani i brendshëm është 3.25 inç me rezolucion 480×640 pikselë, ndërsa pajisja ka edhe tastierë fizike në stilin tradicional. Commodore synon përdoruesit që duan të largohen nga varësia ndaj telefonave inteligjentë, por pa hequr dorë plotësisht nga funksionet e dobishme moderne. Kompania e përshkruan atë si një telefon në mes të një “telefonit të thjeshtë” dhe një smartfoni. Çmimi fillestar i Callback 8020 është rreth 499 dollarë, ndërsa porositë paraprake pritet të hapen më 30 qershor. Telefoni do të jetë i disponueshëm në disa versione dhe ngjyra retro.

Burimi: Telegrafi