Arsenalit i refuzohet oferta e parë për transferimin e yllit të Newcastle

0%

Arsenal ka bërë një ofertë verbale për të transferuar mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes. Propozimi, i komunikuar përmes ndërmjetësve, ishte nën 70 milionë euro, por është refuzuar menjëherë nga klubi nga veriu i Anglisë.

Newcastle ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të shqyrtojë oferta për 28-vjeçarin brazilian, i cili aktualisht ndodhet me përfaqësuesen e tij në përgatitje për ndeshjen e fazës së 1/32-ave të Kupës së Botës kundër Japonisë. Guimaraes u transferua te Newcastle nga Lyon në janar 2022 dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar kyç të skuadrës së drejtuar nga Eddie Howe.

Ai ka mbi 150 paraqitje në Ligën Premier dhe 30 gola, ndërsa është gjithashtu një figurë e rëndësishme për Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Neëcastle ka shitur tashmë sulmuesin anësor Anthony Gordon te Barcelona këtë verë në një marrëveshje me vlerë rreth 80 milionë euro, duke përfshirë edhe një klauzolë për përqindje në shitjen e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi anglez po përballet gjithashtu me interesim për partnerin e mesfushës së Guimaraes, Sandro Tonali, i cili është në radarët e Tottenham Hotspur dhe Manchester City. Sipas The Athletic , nëse Newcastle do të humbiste si Guimaraes ashtu edhe Tonalin në të njëjtën verë, kjo do të ishte një goditje e madhe për klubin, si në aspektin sportiv ashtu edhe në imazh.

“Do ta mendoja gjatë”, legjenda e madhe e Arsenalit kundër shkëmbimit Gyokeres-Alvarez Guimaraes është kapiten dhe një figurë kyçe e Neëcastle, me një lidhje të fortë me tifozët. Largimi i tij do të dobësonte ndjeshëm ekuilibrin dhe kreativitetin e skuadrës.

Në një verë ku klubi tashmë ka humbur disa lojtarë kyç, një tjetër largim i tij do ta vështirësonte edhe më shumë situatën për Eddie Howe dhe projektin afatgjatë të Newcastle./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi