Mbi tri dekada veprimtari brilante informative të gazetës kombëtare “Bota sot”, e cila e fitoi besimin dhe ndjenjat e lexuesve në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporë

0%

Gazeta kombëtare “Bota sot” lirisht mund të renditet në mesin e gazetave më prestigjioze botërore, sepse ishte e saktë, e vërtetë, e dedikuar për lexuesit pasionantë të së vërtetës dhe afirmimit të temave me përmbajtje të interesit të përgjithshëm, me theks të atyre me interes gjithëkombëtar.

Edhe atëherë kur fjala e lirë tentohej të kontrollohej, të imponoheshin politika të klaneve dhe rrymave të ndryshme, “Bota sot” e kishte programin e interesit nacional dhe i zbrapste të gjitha, duke vazhduar me plotësimin e kërkesave të opinionit të gjerë.

Për këtë, pronari, stafi dhe gazetarët e kësaj gazete, siç do ta quaja unë, “New York Times-i” i Republikës së Dardanisë, duke u qëndruar stoikë parimeve dhe fjalës së dhënë lexuesve përmes politikave të saj redaktuese, që përputheshin me kërkesat e opinionit të gjerë, disa gazetarë u shndërruan në martirë e heronj, të cilët kanë hyrë në analet e gazetarisë së guximshme për të mos vdekur kurrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asnjëherë nuk duhet harruar gazetarët e vrarë si: Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti etj., të cilët me guxim mbrojtën politikën e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili, me veprimet e tij të mençura si burrështetas i pranuar nga i gjithë populli, kur ai kishte mbetur në “gojën e ujkut”, në gojën e atij që na rrinte mbi kokë për të na zhdukur përgjithmonë.

Ishte gazetë me të vërtetë kombëtare, sepse me një informim të drejtë dhe në kohë, ani pse në rrethana të jashtëzakonshme, kur regjimi okupues fashist, i pamëshirshëm, merrte të gjithë hapat dhe pengesat që populli, përmes agjenturave të ndryshme, qoftë edhe bashkëpunëtorëve shqipfolës, kurrë nuk i zhgënjeu lexuesit dhe përkrahësit e saj të devotshëm.

Zhvilloi veprimtarinë informative nën përcjelljen e organeve të sigurimit, deri te, fatkeqësisht, edhe rrymat e brendshme, të cilat, pa kurrfarë hamendjeje dhe me qëllim të ndërprerjes së veprimtarisë së saj informative, të pavarur dhe të padirigjuar nga askush, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, njerëz të shitur organizuan një sulm në formën e dërgimit të një shisheje vere me eksploziv, për ta shuar gazetën dhe për të vrarë stafin e shkëlqyer, i cili, për fat, nuk shpërtheu.

Autori i dyshuar u dënua me 11 vjet burg për aktin e kryer ndaj gazetës “Bota sot” në Cyrih, në vitin 2002, e cila, për fat, nuk shpërtheu. Guximi dhe profesionalizmi ishin virtytet e pandashme, prandaj edhe u bë gazeta më e preferuar për t’u furnizuar me informata të sakta, të vërteta dhe të drejtpërdrejta nga atdheu dhe bota.

Me kënaqësi dhe padurim është pritur shpërndarja e saj këtu në New York, duke organizuar pika shpërndarëse për lexuesit e saj besnikë, të cilët nuk hezitonin të udhëtonin me kilometra për t’u furnizuar me këtë gazetë.

Për ta shprehur në mënyrën më të sinqertë përkushtimin, respektin dhe bashkëpunimin me gazetën “Bota sot”, unë, si autor i pesë librave, artikujt e mi paraprakisht, në formë artikujsh, i kam botuar në gazetën “Bota sot”, për t’i lexuar të gjithë ata që janë të interesuar, në një vëllim prej 2500 faqesh, e pastaj i kam përmbledhur në libra, të promovuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në gusht të vitit 2023.

Me këtë rast, edhe njëherë dëshiroj ta përgëzoj botuesin z. Xhevdet Mazrekajn, stafin redaktues, gazetarët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, shumë intelektualë, akademikë dhe publicistë, të cilët, duke i besuar dhe respektuar gazetën “Bota sot”, u angazhuan dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar për ta mbajtur këtë gazetë në nivelin e merituar deri në përjetësi.

Me rastin e këtij përvjetori, si dhe shumë të tjerëve që do të vijnë, ju dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në informimin e gjithanshëm të lexuesve tuaj besnikë. Gazeta “Bota sot” do të jetojë për sa kohë të ketë diell e hënë, ujë dhe ajër. Hafiz Shala New York P.S. Autori është publicist. Për ju.

Nëse mendoni se ka nevojë për ndonjë plotësim ose ka ndonjë lëshim, jeni të lirë ta plotësoni. Çdo të mirë.

Burimi: Bota Sot